Haradinaj: Në Dukagjin u thye miti i forcave serbe

Gllogjan | 24 Mar 2023 | 13:01 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-komandanti i UÇK-së në Zonën e Dukagjinit, Ramush Haradinaj, në shënimin e 25-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit, ka thënë se Serbia ka synuar që mos ta lërë askënd të gjallë. Por, para të pranishmëve, Haradinaj theksoi se Serbia u thye në Gllogjan, raporton Ekonomia Online.

Ish-komandanti i UÇK-së ka thënë se në luftën e Kosovës, askush nuk është ndarë me zona por që kanë qenë të bashkuar.

Haradinaj tha se ndihmë të madhe fitores i dhanë edhe bombardimet e NATO-s, një vit më vonë.

“Ne e njohim këtë ditë si ditën e fitores. E vërtetë se ata kanë qenë luftëtar të hershem. Këta të tre atë ditë u flijuan me një betejë që mori kuptim, kuptimi i saj është fitorja”.

“Serbia kishte ndjek një strategji të vetën, kishte godit në Qirez e Prekaz. Ishte porosia që të mos leni askënd gjallë. Zoti deshi që ata të tërhiqen me turp e ne me fitore. Miti i Serbisë u thye këtu. Pse kjo ditë e jona është e fitores, sepse nuk ndamë askënd nga lufta”.

“Të gjithë janë trajtuar njëjtë, të gjithë luftëtarët e të gjitha trevave. Ajo çka na ndihmoi me fitu luftën ishte dita e njëjtë, por një vit më vonë. Atë ditë erdhën sulmet e NATO-s të prirë nga Amerika. Unë me zemër iu them Amerikës dhe NATO-s që çdo ditë keni qenë me ne. Ne si Kosovë do të rreshtohemi me NATO-n, Amerikën dhe besoj shumë që Kosova e ka vendin në NATO që të punojë për lirinë”, u shpreh Haradinaj.

Ndërsa, kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë se 24 marsi është dita që e bën krenar tërë kombin shqiptar.

Ai ka kujtuar edhe dëshmorët e rënë në këtë ditë, Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj.

“24 marsi është dita që e bën krenar tërë kombin shqiptar. Atë ditë kremtuam fitoren dhe triumfuan ndaj pushtuesit. Tash e 25 vite më parë, me skenarin e njëjtë, si të familjes Jashari, forcat serbe sulmuan familjen Haradinaj”.

“Nga kjo ditë nuk mbeti asnjë fshat pa iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krye me gjeneralin Ramush Haradinaj”.

Të ngjashme