Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka mohuar të jetë publikuar një draft ku thuhet se Kosova dhe Serbia janë pajtuar për një arritje të marrëveshjes përfundimate në Berlin.
“Me ne s’ka folur ende askush. Nuk një draft e as një dokument paraprakisht por ajo që është me rëndësi është se Kosova i ka qëndrimet dhe qëllimin e vet”, ka thënë Haradinaj.
Ndërkaq Presidenti i vendit Hashim Thaçi, tha se nuk ka dialog e as negociata pa SHBA-të.
“Kosova është vend i pavarur, sovran. Preshevë, Medvegjë, Bujanoc, të gjithë me Kosovën”, tha ai.