Haradinaj mori pjesë në hapjen e FIBA U20

Prishtinë | 03 Gus 2019 | 19:31 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, mori pjesë në ceremoninë solemne të hapjes zyrtare të FIBA U20, Kampionati Evropian, Divizioni B në konkurrencën e femrave. 

Para të pranishmëve të shumtë, përfaqësues të FIBA-s, kryeministri në detyrë Haradinaj, tha se është i gëzuar që sot merr pjesë në hapjen e Kampionatit Evropian U20, duke falënderuar Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe gjithë ata që kanë pasur guxim ta marrin këtë përgjegjësi.

“Sporti është sport le të fitojnë më të mirët”, tha kryeministri Haradinaj.  

Elvira Dushku, sekretare e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, tha se është privilegj i madh për Federatën e Basketbollit të Kosovës organizimi i një ngjarje kaq të rëndësishme, siç është FIBA U20, Kampionati Evropian, Divizioni B në konkurrencën e femrave.
Ky kampionat mbahet nga data 3 deri më 11 gusht 2019. 



Të ngjashme