Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci në një intervistë për lajmi.net mes tjerash ka folur edhe për zgjedhjet e 11 qershorit.
Daci ka folur edhe për Haradinajn, duke e vlerësuar se mund të udhëheq me Kosovën.
Ndërsa e ka quajtur njeriun më emblematik që ka pasur UÇK-ja, ndërsa pas tij, ka thënë se është Fatmir Limaj.
“Në mendjen time kam shumë vërejte për Ramush Haradinaj, por që janë periferike. I vetmi njeri që nuk është larguar kurrë gjatë luftës nga Kosova, atij i afrohet edhe Limaj pastaj. Për mua dy komandantët më emblematik të UÇK-së janë Ramushi dhe Fatmiri”.
Daci ka thënë se më mëkat ka qenë votimi i Thaçit president, sesa nëse votohet Haradinaj për kryeministër.
“Në votimin e parë më shumë se gjysma e deputetëve të LDK-së nuk e kanë votuar Thaçin për president, dhe kur timonieri (Isa Mustafa) iu ka kërcënuar, të njëjtit njerëz e kanë votuar. Nuk mund të quhet tradhti kur është gabim katastrofal ose është një mendje totalitare komuniste që deputetit duhesh me i dirigju”, ka thënë Daci.