Haradinaj: NATO në qiell e UÇK në tokë, ndaluan përfundimisht kasapin e Ballkanit

Prishtinë | 24 Mar 2025 | 17:55 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në përvjetorin e 26-të të ndërhyrjes së NATO-s ka kujtuar se si aleanca në qiell e UÇK në tokë, ndaluan përfundimisht kasapin e Ballkanit e Kosovën e kurorëzuan me atë që i takonte, lirinë e pavarësinë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Haradinaj tutje thotë se 24 Marsi, nderohet shumëfish, një vit ndërmjet prej kur filloi Epopeja e Dukagjinit e deri tek intervenimi i NATO-s një vit më vonë.

“Me 24 Mars të vitit 1998, ranë tre djem të ri; Hima, Gazmendi e Agroni, por nuk u thyem! Flamurin e tyre e mbajtëm lartë, për UÇK-në çdo i rënë ishte plagë e mbështjellur me frymëzim që të mos ndalonim deri në momentin kulmor, atë ditë kur NATO në krye me SHBA dha sinjalin që Kosova po çlirohej, që lufta jonë ishte e drejtë. Sot nderojmë Kosovën duke nderuar të rënët e asaj dite, nderojmë ShBA-në dhe partnerët duke mos harruar asnjëherë që NATO në qiell e UÇK në tokë, ndaluan përfundimisht kasapin e Ballkanit e Kosovën e kurorëzuan me atë që takonte, lirinë e pavarësinë”, ka shkruar kreu i AAK-së në Facebook.

Të ngjashme