Haradinaj nderon me medalje juristët deçanas

Prishtinë | 10 Tet 2020 | 13:40 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka marrë pjesë sot në nderim të juristëve deçanas të cilët në Isniq nxjerrën 30 vjet më parë Statutin e Komunës sipas Kushtetutës së Kaçanikut.

Me këtë rast, Haradinaj ka nderuar me medalje “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” shoqatën e Juristëve të Deçanit.  

“Për të shprehur mirënjohjen time të thellë, për kontributin e veçantë dhe meritat e jashtëzakonshme në avancimin e çështjes kombëtare, kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për Shoqatën e Juristëve të Deçanit. Brezi i patriotëve, ishte frymëzim për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila jetësoi aspiratat dhe vizionin e tyre për shtetndërtim”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2152355224888880&id=179643115493444
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme