Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në 577-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës, tha se është e rëndësishme të qëndrohet pas mesazhit të Gjergj Kastriotit.
Haradinaj u shpreh se Besëlidhja e Lezhës përçoi në shekuj domosdoshmërinë e bashkimit të shqiptarëve.
“Edhe sot, në 577-vjetorin e saj, është shumë e rëndësishme t’i qëndrojmë mesazhit të bashkimit që e dha Gjergj Kastrioti, veprës, doktrinës dhe trashëgimisë së tij!”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.
Kujtojmë se, Besëlidhja e Lezhës u mbajt më 2 mars 1444, në katedralen e Shën Nikollës në Lezhë.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2488788204578912&id=179643115493444