Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shpalosur në qytetin e Vitisë programin e këtij subjekti për zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Shpalosa programin tonë që përfshin kërkesat e qytetarëve për zhvillim dhe investime në sektorë të ndryshëm”, ka shkruar ai.
“Përpjekjet tona për të nxitur zhvillimin ekonomik do të jenë të mëdha. Na priftë e mbara”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.