Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, tha se fillimi i Betejës së Koshares dhe thyerja e kufirit Kosovë-Shqipëri, kanë qenë porosi që UÇK-ja është gjallë dhe e fortë, raporton Ekonomia Online.
Këto komente kreu i AAK-së i bëri në 22-vjetorin e Betejës së Koshares, ku bëri edhe homazhe te kompleksi Memorial “Dëshmorët e Koshares”.
“Sot në përvjetorin e Epopesë së Koshares ndodhemi në Memorialin ku pushojnë heronjtë e kësaj epopeje, që është një luftë e gjatë dhe intensive dhe në një kohë kritike për luftën tonë, ishte bërë një përpjekje e gjatë nga ushtria jonë ku Serbia pretendonte që vetëm NATO po bënte luftë”.
:Fillimi i kësaj beteje dhe thyerja e kufirit ka qenë një porosi ndryshe që jo vetëm UÇK është gjallë por që është e fortë, dhe kjo betejë na ka lehtësuar shumë sepse këtu kemi humbur 100 dëshmorë që pushojnë këtu, por edhe të gjallët si janë Anton Çuni e shumë të tjerë,Lavdi e përjetshme”.
Gjatë ditës së sotme homazhe te kompleksi Memorial “Dëshmorët e Koshares” kanë bërë edhe krerët e tjerë institucional të vendit.