Me rastin e festës së Fitër Bajramit, Bashkësia Islame e Kosovës ka hapur pritjet e saj për mysafirët, raporton Ekonomia Online.
I pari që e hapi festën e sotme e që erdhi për vizitë në Bashkësinë Islame, ishte kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.
Haradinaj u prit nga përfaqësuesusit e BIK-ut, ku u shpreh se detyra e institucioneve të vendit është të ju mundësoj lirinë e besimit dhe zbatimin e saj.
“Kam nderin në emër të Qeverisë të uroj myftiun Tërnava dhe gjithë kolegët e BIK-ut dhe gjithë besimtarët e Kosovës e të gjithë ata që festojnë sot festën e Bajramit. E vërtetë është që gjatë festës së ramazanit kemi pasë raste me qenë bashkë e sot jemi të gëzuar të gjithë së bashku. Detyra e institucioneve tona është më e mundësu lirinë e besimin dhe me e zbatu bashkë këtë liri”, tha Haradinaj.