Kryetari i Aleancës Ramush Haradinaj, ka kujtuar përmes një postimi, Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës.
Ai po ashtu ka kujtuar, Masakrën e Makocit, Betejën e Marecit, si dhe njësitë e UÇK-së që kanë operuar në territorin e komunës së Prishtinës. Haradinaj mes tjerash shkroi se misioni ynë historik u realizua ‘Fal heroizmit të luftëtarëve dhe sakrificës së martirëve, të cilët gjithmonë do të jenë frymëzim dhe udhërrëfyes në ndërtimin e të sotmes dhe të ardhmes sonë’.
Postimi i plotë:
Në Ditën e Dëshmorëve të komunës së Prishtinës, kujtojmë trimërinë, vendosmërinë e guximin e luftëtarëve të Brigadës 153 Hyzri Talla, gueriljes BIA, të gjithë Dëshmorët e Martirët e Lirisë.
Në këtë ditë, kujtojmë të rënët në masakrën e Makocit dhe Betejën e Marecit.
Fal heroizmit të luftëtarëve dhe sakrificës së martirëve, të cilët gjithmonë do të jenë frymëzim dhe udhërrëfyes në ndërtimin e të sotmes dhe të ardhmes sonë, ne realizuam misionin tonë historik.
Ta ruajmë këtë liri si vlerën më të shenjtë dhe të përulemi me admirim para të rënëve.
Lavdi!