Haradinaj në drekë pune me Hahn në Samitin Digjital të Shkupit

Prishtinë | 18 Pri 2018 | 15:08 | Nga

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një drekë pune me Komisionin e Bashkimit Europian për Politika Europiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn.

Takimi u realizua në kuadër të Samitit Digjital të Ballkanit Perëndimor i cili po mbahet në Shkup të Maqedonisë.

Samiti Digjital i vendeve të Ballkanit Perëndimor po mbahet në Shkup të Maqedonisë dhe Kosova po përfaqësohet nga vet Kryeministri Ramush Haradinaj dhe përfaqësues të tjerë nga institucionet e vendit.

Në drekën e punës ishin prezentë edhe Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Denis Zvizdic, zëvendëskryeministren e Shqipërisë, Senida Mesi, ministren e Ekonomisë të Malit të Zi, Dragica Sekulic dhe Komisioneren Evropiane për Ekonominë Digjitale dhe Shoqëri, Mariya Ivanova Gabriel.

 

Të ngjashme