Haradinaj në familjen Gjoka: Ganiu la pas vetes katër fëmijë të vegjël

Prishtinë | 01 Dhj 2021 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me bashkëpunëtorë, ndau dhembjen me familjen e Xhafer Gjokës në Skivjan të Gjakovës, pasi i biri i tij Ganiu, humbi jetën tragjikisht në Gllogjan së bashku me dy nxënës të fshatit, shkruan EkonomiaOnline.

“Ai la pas vetes katër fëmijë të vegjël, Erblindin, Erlisen, Elesën dhe Elenën. Lutemi që kjo të jetë hera e fundit që ndodhin tragjedi të tilla. Ganiu u prehtë në paqe”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Njëkohësisht, ai ka apeluar tek institucionet përkatëse që të angazhojnë tërë kapacitetet për kapjen sa më parë të autorit të vrasjes së trefishtë.

Postim i plotë:

Sot me bashkëpunëtorë, ndamë dhembjen me familjen e Xhafer Gjokës në Skivjan të Gjakovës, pasi i biri i tij Ganiu, humbi jetën tragjikisht në Gllogjan së bashku me dy nxënës të fshatit.

Ai la pas vetes katër fëmijë të vegjël, Erblindin, Erlisen, Elesën dhe Elenën.

Lutemi që kjo të jetë hera e fundit që ndodhin tragjedi të tilla. Njëkohësisht apeloj tek institucionet përkatëse që të angazhojnë tërë kapacitetet për kapjen sa më parë të autorit të vrasjes së trefishtë.

Ganiu u prehtë në paqe!

RH

/EkonomiaOnline/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme