Komuna e Gjilanit sot shënon Ditën e Çlirimit. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka vleresuar lartë kontributin e gjilanasve për këto ditë që ne i jetojmë tani.
Ai tha se sa herë kujtojmë aktivitetin dhe organizatat ilegale për çlirim kombëtar, është e pamundur të mos jenë prezent gjilanasit.
Shkrimi i plotë i Haradinajt:
Njerëzit e Gjilanit i dhanë shumë çështjes kombëtare në etapa të ndryshme dhe të rënda për shqiptarët. Sa herë kujtojmë aktivitetin dhe organizatat ilegale për çlirim kombëtar, është e pamundur të mos jenë prezent gjilanasit.
Përpjekjet për lirinë e Atdheut ishin të vazhdueshme. Idriz Seferi, Mulla Idriz Gjilani, Nuhi Berisha, Rexhep Mala, Kadri Zeka, Zijah Shemsiu, Agim Ramadani, Abdullah Tahiri dhe mijëra shqiptarë që pasuan idealin e lartë të lirisë, janë meritorët që ne sot festojmë Ditën e Çlirimit të Gjilanit.
Përulemi me respekt para sakrificës së Heronjve, Dëshmorëve e Martirëve. Nderojmë kontributin e luftëtarëve të Brigadës 171 “Kadri Zeka” dhe luftëtarëve gjilanas në tërë vendin.
Urime Dita e Çlirimit, Gjilan!
RH