Ramush Haradinaj në paraqitjen e tij në Gjykatën Franceze në Colmar, ku edhe u liruar me kusht, ka thënë para gjykatësve se arrestimi i tij dhe mbajtja në paraburgim nuk është asgjë më tepër se shkelje e të drejtave të njeriut.
“Ajo që bëjmë këtu është një abuzim me të drejtat e njeriut”, ka thënë Haradinaj duke folur frëngjisht.
Haradinaj, që u arrestua me katër janar nga një fletarrest i lëshuar nga Serbia, u tha gjykatësve francezë se kërkesa për arrestimin e tij s’ka të bëjë asgjë me drejtësinë, por është veç kërkesë politike e shteti serb.
“Këto akuza që vijnë nga Serbia janë thjesht politike”, ka deklaruar Haradinaj”, njoftojnë mediat franceze që kanë përcjell seancën.
Haradinaj është liruar me kusht, ai do të paraqitet përsëri në gjykatë në momentin kur drejtësia franceze ta shqyrtojë kërkesën e Serbisë për ekstradim.
Deri atëherë Haradinaj nuk ka të drejtë të largohet nga territori i Francës.