Haradinaj në Gllogjan: Është rren se e kemi falur Kullën e Çakorrin, s’preket kufiri

Prishtinë | 16 Pri 2019 | 11:33 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj tha se Kosova nuk ia ka falur Kullën e Çakorrin, Malit të Zi, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj në Gllogjan në përkujtim të Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj, Luan Nimanaj dhe invalidit të UÇK-së, Enver Haradinaj, shtoi se secili që thotë se është humbur territor po “rren”.

Madje ai ka garantuar se kufiri i Kosovës nuk do të preket dhe nuk do të ketë ndarje, duke shtuar se Kosova e ka vendin në OKB e NATO.

“Nuk është e vërtet që Kosova e ka fal Çakorrin as Kullën. Ju e dini na nuk i kem deklaruar punët që i kem bo, edhe ushtria ju ka ardhur si befasi, sot kemi ushtri. Nuk u fal Çakorri”.

“Nuk do të lejojmë me u nda Kosova as e mu prek kufiri. Pra do t’i kryejmë punët e Kosovës. Ata që po koriten shumë e kanë për veti, ata që po i bëjnë këto punë do të skuqen”.

“Me planet e Vuçiqit po merren. Goditjet që po vijën nën brez të vëllezërve tanë nuk janë të mira, i kem përballuar dhe do t’i përballojmë”.

“Ne jemi të vetëdijshëm se edhe në atë kohë ka qenë zor e janë përzier agjendat, edhe sot po përzihen. Ne kemi me qu Kosovën ku i takon në familjen e shteteve dhe një shtet në NATO e OKB të vendos si do të sillet me vëllezërit e vet kudo”.

Nga vendlindja e tij në përkujtim të vëllait të vrarë, Haradinaj tha se askush nuk mund dhe nuk ka të drejtë që t’i mohojë krimet serbe në Kosovë.

“Ata që mundohen me i mohuar krimet nuk munden. Ata që mendojnë se munden me na ofenduar nuk munden. As krenarinë nuk mundet askush me na ofenduar se vjen prej djemve e vajzave ma të mira”.

Kur foli për 16 prillin e vitit 1999, Haradinaj tha se edhe përkundër plagëve që kishte Shkelzeni asnjëherë nuk e lëshoi Kosovën dhe se ra heroikisht bashkë me shokët në mbrojtje të civilëve.

“Është në mënyrë modeste pa e ngarkuar secilin prej jush që të jemi me ata që i kanë bë nder atdheut. Ndryshe thënë kjo ditë e vitit 1999 ka qenë ditë e vështirë, ishte përpjekje e madhe për të mbijetuar”.

“Ne nuk kishim pozicione lufte atje, kur ka ardhur lajmin se forcat serbe kanë mësy atë pjesë nuk kem pas mundësi mos me vepruar. Nuk i kam caktuar detyra, por kam pyet a ka ndokush që shkon me i ndal forcat serbe. Shkelzeni nuk ka kshyr, tha po shkoj unë edhe janë bashkuar Fatmiri, Hasimi, Luani etj”.

“Vetëm mos me lejuar të vriten civil të pafajshëm kanë ra heroikisht njerëzit më të shquar të UÇK-së. Shkelzeni ka pas 10 plagë dhe asnjëherë nuk u largu prej Kosovës. I kanë kaluar mbi 20 luftime intensive, janë vra se nuk kanë pas kohë me luftuar, u kanë dal në ndihmë civilëve”.

“UÇK-ja në kapacitete të limituar nuk e ka kursyer vetën, u detyra me mbrojt civil të pambrojtur. E vetmja arsyeje pse ata ranë heroikisht është se pa plan lufte ata kanë ra, kanë përdorur edhe thika”.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/2327828340819645/UzpfSTEwMDAwMDEwODY4NTU5NzoyNjkzMTk1NTA3MzYwNzEy/

Të ngjashme