Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj përmes një video mesazhi të shpërndarë në Facebook i është drejtuar qytetarëve të Junikut. Haradinaj ka ftuar qytetarët e komunës së Junikut që me 17 tetor të votojnë Aleancën, kryetarin e sukseseve Agron Kuçi.“Të dashur junikas të Junikut të historisë, traditës, nderit, vlerave dhe të intelektualëve, sportistëve të dallur.
Gjithë jemi krenarë me Junikun tonë, me komunën tonë të re por që po rritet shpejtë. Po ju drejtohëm sot prej Junikut që me 17 tetor të bashkoheni me Aleancën, me numrin 121, me kryetarin tonë të sukseseve, Agron Kuçi, me asambleistët tonë që ti vazhdojmë sukseset dhe rritën e zhvillimin e Junikut tonë”, ka thënë Haradinaj.
Ai po ashtu ka bërë thirrje edhe për junikasit që jetojnë në diasporë, duke thënë se e di që ata jaë krenarë me komunën e tyre Junikun, fal punëve që të suksesshme të kryetarit Kuçi me bashkëpunëtorë.“Ju ftoj që të jemi bashkë edhe nga distanca por edhe që të vini me 17 tetor e të votojmë kryetarin e Junikut, Agron Kuçi, për listën e asambleistëve e të bashkohemi në numrin 121, për sukseset e reja për Junikun. Na priftë e mbara”, ka thënë në fund Haradinaj.
https://www.facebook.com/watch/?v=544343426646580&ref=sharing