Kandidati për President të Kosovës, Ramush Haradinaj sot vizitoi Kaçanikun.
Gjatë mbajtjes së fjalimit atje, Haradinaj tha se sigurimi i arsimimit më të mirë, kujdesit shëndetësorë dhe zhvillimit të përshpejtuar ekonomik do jetë agjenda e Aleancës në qeverinë̈ e ardhshme.
“Sot në Kaçanik, u zotova se si President do të mbështesë qeverinë̈ në reformat e nevojshme dhe do ta shtyjë Kosovën përpara drejt njohjes së plotë ndërkombëtare, anëtarësimit në NATO dhe integrimit në BE”, tha Haradinaj.