Haradinaj në Klinë zotohet se do të angazhohet për zbardhjen e fatit të të pagjeturve

Klinë | 25 Qer 2018 | 15:37 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj ka vizituar Komunën e Klinës. Ai është takuar me kryetarin e Komunës, Zenun Elezajn, asamblistët, familjarë të dëshmorëve, përfaqësues të bizneseve, personalitete nga fusha e sportit, artit, etj.

Haradinaj në këtë takim u zotua se do të angazhohet për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, raporton Ekonomia Online.

“Unë bashkëndiej për krejt dhimbjen e rrugëtimit tonë për liri, për dëshmorët, martirët në mbrojtje të lirisë. Unë i respektoj dhe bashkëndiej për të pagjeturit dhe e marr porosinë nga ju, ashtu siç e shprehet ju. Mungesën për të pagjeturit dhe e ndaj dhimbjen me ju”.

Kreu i ekzekutivit u ka premtuar mbështetje qytetarëve të kësaj komune, duke shtuar se buxheti i komunës është i pamjaftueshëm për realizimin e shumë projekteve dhe tërheqjen e investimeve.

“Unë e ndiej obligimin si kryetar qeverie që Qeveria të jetë afër jush. I kam lutur edhe kolegët e mi që të marrin parasysh kërkesat tuaja, që ne të kthehemi në ata që tërheqin investime në Klinë”.

“Klina i ka buxhet total 9 milionë e 694 mijë,  prej të cilave vetëm 2.6 investime kapitale dhe të tjerat dihet se si do të operohen”.

“Problemet e Klinës janë si ato që i kemi biseduar, po ashtu uji i pijes që ka mbetur pa u zgjidhur në tërësi për disa veprime, por është një projekt që kërkon investime”.

Haradinaj këtu përmendi edhe problemin lidhur me konsumimin e lëndëve narkotike nga të rinjtë nëpër shkollat në gjithë vendin.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Klinës, Fadil Gashi pati dy kërkesa për kryeministrin e vendit, e para ishte që të punohet më shumë në fatin e të pagjeturve dhe të përkrahen të gjitha memorandumet e nënshkruara nga kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj.

“Ai çdo komunë tjetër dhe Kosova si tërësi ka dalë prej luftës me humbje të mëdha materiale dhe humane ndërsa fati i të pagjeturve në këtë komunë edhe sot e përcjellë ne po kërkojmë autoritetin e juaj të drejtpërdrejt tek secili faktor relevant që kësaj t’i gjendet fundi sado i dhimbshëm të jetë ai”, tha Gashi.

“Kërkesa e dytë është materiale që ne po kërkojmë të gjitha ato memorandume që komuna e Klinës dhe kryetari Elezaj i ka nënshkruar me qeverinë tuaj të përcillen me mjete buxhetore qoftë për këtë vit fiskal qoftë për kornizën afatmesme buxhetore qe është duke u ndërtuar për vitin 2019-21”, shtoi Gashi.

 

  

Të ngjashme