Haradinaj në Lutjet e Mëngjesit: Historia jonë është e lavdishme sikurse miqësia e veçantë me Amerikën

Prishtinë | 02 Shk 2023 | 14:08 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka marrë pjesë sot në Lutjet e Mëngjesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Haradinaj ka thënë se historia jonë është e lavdishme sikurse miqësia e veçantë me Amerikën.

“Në Lutjet e Mëngjesit, tash e shumë vite takoj miq amerikanë por edhe miq të tjerë ndërkombëtarë. U ndjeva mirë të filloj ditën në një ngjarje, ku marrin pjesë personalitete nga më shumë se 90 vende të botës. Tregimin për Kosovën duhet ta bëjmë ne, historia jonë është e lavdishme sikurse miqësia e veçantë me Amerikën”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngjashme