Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka bërë homazhe në fshatin Lybeniq në përvjetorin e masakrës së kryer në këtë vend, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se ka ardhur për ti bërë këto nderime në mënyrë që të bëjë thirrje për drejtësi
“Jemi në Libeniq në përvjetorin e njërës së masakrave, dhe ende ka të pagjetur dhe bashkëkombasit tanë fëmijët janë masakruar në këtë vend dhe nderimi për ta është thirrje për drejtësi”, tha Haradinaj.
Më 1 prill 1999 në Lybeniq të Pejës, njësitë paramilitare serbe në drejtimin e grupit “Çakejt”, rrethuan dhe me pas hynë në brendësi të fshatit.
Pasi i tubuan banorët në qendër të fshatit, ata i ndanë burrat nga gratë dhe me pas i ekzekutuan në mënyrat më çnjerëzore. Në këtë masakër humbën jetën 100 persona.