Haradinaj në përkrahje të fëmijëve me autizëm, blen 60 kartolina të punuara nga ta

Prishtinë | 25 Dhj 2018 | 09:59 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marr pjesë në ngjarjen e organizatës “Autizmi flet”, e cila ka për qëllim të ofrojë ndihmë për fëmijët me autizëm, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj tha se qeveria e vendit do të ju qëndroj afër këtyre fëmijëve. Ai ka blerë 60 kartolina të punuara nga këta fëmijë.

“Sot në shenjë respekti për organizatën autizmi flet kam ardh me kolegët e mi me shpreh një përkrahje për fëmijët me autizëm. Këta janë fëmijë me talente të veçanta, por kërkojnë edhe një kujdes. Ne si qeveri do të vetëdijësohemi më shumë që të jemi  më afër”, tha ai.

Violeta hyseni, Drejtorësh e organizatës tha se këtyre fëmijëve u duhet kujdes i vençat.

“Jemi shumë të nderuar të na përkrahni në festat e fundvitit. Kryeministri bleu një numër të madh të kartolinave. Numri i madh i fëmijëve është në qendër mbi 22 fëmijë. Janë edhe disa organizata të tjera. Nuk kemi shkollë që do të kishte arsimim për ta. 2019 të na përcjell me një shkollë adekuate për fëmijët me autizëm. Nuk ka shifra të sakta sa fëmijë janë, mirëpo është në rritje për çdo ditë”, tha ajo.

 

Të ngjashme