Në takimin bashkëbisedues me qytetarë, në kryeqytetin historik të shqiptarëve, Prizren, i nominuari për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka fplur për harmoninë mes komuniteteve.
“Në Prizren, shpirti shqiptar është më i dukshmi. Por, ka edhe diçka! Pikërisht këtu, ku shpirti shqiptar është i dukshëm, është i vërejtshëm, kanë gjetur harmoni më së miri komunitetet. Pra, kjo tregon se aty ku është shqiptari, mundet dhe do të mund të jetojë gjithkush si zot shpije në shtëpinë e vet. Edhe serbi, edhe turku, edhe boshnjaku, edhe ashkalija, edhe egjiptasi edhe romi, edhe goranët”.
Tutje ai ka shtuar se Kosova është vend i gjithë qytetarëve të vet. “Do të jenë zot shpije qytetarët e këtij vendi. Por, në Kosovë s’ka vend për Serbinë. Këtë duhet ta kuptojë çdokush, si në vend, e si jashtë vendit”, tha Ramush Haradinaj.