Gjykata e Apelit në qytetin francez, Colmar, nesër do të bëjë të ditur vendimin pas kërkesës së Serbisë për ekstradimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Seanca gjyqësore do të jetë e hapur për publik dhe është caktuar të fillojë në orën 9 të mëngjesit.
Avokati i Haradinajt, Arianit Koci, ka thënë se beson fuqishëm që Serbia nuk ka mundur të sigurojë “prova të reja”, siç është pretenduar.
Koci shprehu besimin se nesër gjykata franceze nuk do të vendosë për ekstradimin e Haradinajt, raporton Lajmi.net.
“Fuqishëm besoj se vendimi final do të jetë në favor të Haradinajt”, tha Koci.