Haradinaj nesër viziton Gjilanin, paralajmërohet aderimi i qindra vetave në AAK

Prishtinë | 03 Gus 2019 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj nesër do ta vizitojë qytetin e Gjilanit.

I sapo aderuari në këtë parti, ish ministri i Tregtisë, Bajram Hasani, ka njoftuar se sot AAK-së do t’i bashkohen qindra gjilanas, transmeton Klan Kosova.

“Nesër ( e diel), lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj njëherësh kryeministër i Republikës së Kosovës, do ta vizitojë Gjilanin. Gjatë kësaj vizite qindra qytetarë do t’i bashkohen familjes së madhe AAK”, ka shkruar Hasani në Facebook.

“Të gjithë ju që doni që ne të jemi vet zot në shtetin tonë, ju që nuk doni që kufijtë e Kosovës të negociohen, apo ndryshohen, ju që doni fuqizimin e prodhuesit vendor dhe jeni pro taksës ndaj Serbisë, ejani nesër dhe bashkojuni kauzës sonë”.

Takimi mbahet në ora 17:30 në Teatrin e Qytetit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme