Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen Agani me rastin e vdekjes së Sadije Aganit, bashkëshortja e akademik Fehmi Agani.
Haradinaj ka shkruar në Facebook se lajmi për vdekjen e Sadije Aganit e ka pikëlluar, ndërsa e ka kujtuar atë si mësuese të zellshme.
Postimi i Haradinajt:
Më pikëlloi lajmi i kalimit në amshim i Sadije Aganit. Si mësuese e zellshme dhe zonjë e nderuar, bashkëshortja e Dr. Fehmi Aganit, profesorit dhe ideologut të Lëvizjes Paqësore të Shqiptarëve të Kosovës të viteve ‘90, i ekzekutuar nga forcat serbe të sigurisë, do të kujtohet ndër breza. Familjarëve e miqve të familjes Agani, ngushëllime të sinqerta! RH