Kryeministri Ramush Haradinaj në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, ka folur për tërheqjet e njohjeve për Kosovën nga Burundi.
Haradinaj tha se mundësia e tërheqjes së njohjeve ekziston, por se ai nuk ka informacione për këtë çështje, raporton Ekonomia Online.
“Duhet të jemi të kujdesshëm në deklarime. Nuk di sa e është e vërtetë se për çka ka ndodhur tërheqja e njohjes nga Burundi”, deklaroi Haradinaj.
Burundi e ka njohur vendin tonë më 28 tetor të vitit 2012.