Kryeministri Ramush Haradinaj, në kohën kur duhet të ishte në Kuvendin e Kosovës, ka shkuar në Gjilan.
Atje, kreu i Qeverisë ka zhvilluar takim me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri. Haradinaj ishte thirrur në interpelancë për të raportuar për gjuajtjet me armë të zëvendëskryeministrit Dardan Gashi, raporton Ekonomia Online.
Kur u pyet nga gazetarët pse nuk është në interpelancë ndonëse ka deklaruar se do t’iu përgjigjet deputetëve, Haradinaj u përgjigj: “Nuk dua të komentoj, jam në Gjilan”.
Interpelanca do të mbahet disa muaj pasi zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, kishte mbledhur miq e dashamirë në odën e tij në Banjë të Malishevës, pas lirimit nga akuzat për korrupsion sa ishte ministër i Transportit.
Në një video të publikuar shihet sesi shtien me armë zv.kryeministri e ministër i Diasporës e Investimeve Strategjike, Dardan Gashi; ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku dhe ish-këshilltari i Fatmir Limajt, Endrit Shala.
LEXO EDHE:
http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/kryeministri-premton-mbeshtetje-per-projektet-e-medha-te-gjilanit/