Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në paraqitjen e tij të parë para medieve pas zgjedhjes, ka thënë se vendi ka shumë ngecje e probleme, ndërsa është zotuar se do të japë më të mirën nga vetja.
“Bëhuni gati për një Kosovë të re”, ka thënë kreu i ri i Qeverisë.
“Besoj se do t’u dalim në ballë problemeve që i ka vendi”, tha Haradinaj, ndërsa ka pasur një porosi edhe për gazetarët. “Pres nga ju që të jenë të pamëshirshëm ndaj çdo veprimi që mund ta konsideroni se bie ndesh me të mirën e vendit”, deklaroi ai.
Ai tha se do të ketë një gjendje të re qeverisjeje. “Jo vetëm se do t’i vijë era qeverisje, por do të shkojë te secili qytetar”.
“Nuk kam marr asnjë kusht nga Lista Serbe për të më votuar”, tha Haradinaj, i pyetur nga gazetarët.
“Ne kemi marrë besimin e deputetëve dhe do të shërbejmë në bazë të kushtetutës së vendit”.
Ai tha pres edhe prej dy grupeve politike VV dhe LDK që të jenë kontruktivë. “Shumicën e deputetëve i kam kolegë, por është zgjidhje e tyre. Pres edhe prej VV-së edhe prej LDK-së e Alternativës që të jemi ata që duhet të jemi në Parlament”.
“Qeveria është sikur ajo paraprake me 21 ministri. I vetmi dallim dhe ministrive pa portofol ju kemi dhënë angazhim”, u shpreh shefi i ri i Ekzekutivit.