Haradinaj: Nuk kemi asnjë marrëveshje me Listën Serbe

Prishtinë | 02 Tet 2017 | 10:50 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, gjatë  vazhdimit të seancës, ka thënë se nuk ka asnjë lloj marrëveshje me Listën Serbe.

Haradinaj e tha këtë pas deklaratave të deputetëve në seancën e sotme të Kuvendit se PAN ka bërë marrëveshje në dobi të Beogradit në këmbim të mbështetjes së Qeverisë së tyre, raporton Ekonomia Online.

“Ja ku është edhe Lista Serbe dhe po ju them këtu, nuk ka marrëveshje tjetër, pos bashkëqeverisjes me përgjegjësi”, ka deklaruar Haradinaj.

“Edhe 100 vjet të thirrni debate të tilla unë nuk do të vij. Unë ju kam dërguar programin qeverisës brenda jave. I mirë i keq e keni programin. Kurdo që dëshironi të diskutoni brenda programit unë ju vijë. Dua vetëm të diskutojë lidhur me ato që po i flitni lidhur me Listën Serbe”, ka thënë Haradinaj.

“E vetmja marrëveshje e Ramush Haradinajt me Listën Serbe janë marrja e përgjegjësive, s’ka një germë që është nënshkruar nga Ramush Haradinaj që e dëmton veten, familjen, vendin dhe shtetin e Kosovës”.

Haradinaj është deklaruar edhe rreth kërkesës së opozitës për debat rreth qeverisë dhe formimit të saj.

“Unë atëherë kam dashur debat, jo vetëm ta presë një grup parlamentar, por kam menduar se është e drejtë. Nëse është e vërtetë që kërkesa për mos me pas debat ka ardhur nga Vetëvendosje dhe LDK atëherë çfarë kriteri po përdorim ne. Nëse është veç fizkulturë, atëherë e kuptoj, në rregull është. Por, njëherë kam kërkuar debat, pastaj është kërkuar nga VV e LDK mos të ketë debat, por votim”.

“Kurdo që jeni të gatshëm unë respektoj çdo gjë, por sa i përket kësaj teme, kjo është hajgare”.

 

 

 

Të ngjashme