Kryeministri Ramush Haradinaj, ka qenë i shkurtë në përgjigje kur është pyetur sa i përket deklarimeve të kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramos Ruçit, që Kosova ta ratifikojë demarkacionin.
“Ju e dini qëndrimin tim”, tha Haradinaj në pyetjen e gazetarëve, raporton Ekonomia Online.
Kurse Ruci, tha se Kosova ka përmbushu të gjitha obligimet sa i përket liberalizimit, por që edhe çështja e demarkacionit do të gjejë zgjidhje beson ai.
“Ajo është se ne jemi dhe mbështesim një zgjidhje të bashkimit evropian për çështjen vizave të Kosovës dhe kjo është zgjidhja që BE nuk do të lejo të izoluar Kosovën do të bëjmë diçka që të gjitha barrierat, prandaj edhe unë thash që inkuroj qeverinë dhe institucionet edhe çështjen e demarkacionit që të zgjidhet”.
Ruci ka folur edhe për marrjen e nënshtetësisë shqiptare nga kosovarët, kërkesë kjo e presidenti Hashim Thaçi.
“Të gjithë ne bashkë do të kërkojmë që ky procese do të bëhet realitet jo mesh shqiptarëve, por mes BE dhe Kosovës që liberalizimi të bëhet natyrisht duhet durim i cili nuk duhet të humbur dhe shumë shpejt kjo shpresë dhe ky durim të konsolidohet në radhë të parë me një kohë sa më të afërt”.
Ruçi në takim me kreun e Kuvendit, Kadri Veselin, tha se demarkacioni i kufirit me Malin e Zi duhet të kalojë përtej interesave partiak me qëllim që mos të humben miqtë si ShBA dhe shtete e Bashkimit Evropian.
“Për çështjen e demarkacionit në inkurajojmë që të shkohet më tej para interesave partiake dhe të mos humbasin mbështetjen e ShBA dhe BE në mënyrë që ky ngërç i këtij problemi të zgjidhjet sepse Kosova ka një regjim për liberalizim, sepse Kosova ka mbetur i vetmi vend i Ballkanit perëndimor pa lëvizje të lirë. Ne me Veselin do bashkëpunojmë që këto vizita ti ndihmojnë qytetarëve tanë”.