Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, për shkak të agjendës së paracaktuar në Kosovë, nuk do të mund të marrë pjesë në Samitin 100, në Shkup, të hënën, ku pritet të marrin pjesë, përveç shumë afaristëve nga Evropa Juglindore, edhe kryeministra të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Pra, mosshkuarja në Shkup e kryeministrit Haradinaj nuk ka të bëjë asgjë me atë se kinse ai nuk dëshiron ta takojë kryeministrin e Malit të Zi, siç raportuan disa portale në Prishtinë, thuhet në një sqarim të Zyrës së Kryeministrit të Ksoovës.
Kryeministri Haradinaj do t’i bëjë ftesë zyrtare për ta vizituar Kosovën kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev, dhe ai do ta vizitojë Shkupin në një të ardhme, porse nuk e përjashton mundësinë e vizitës edhe në Podgoricë.
Ndërkaq, nesër kryeministri kosovar nuk udhëton në Shkup për shkak të prioriteteve qeveritare në Kosovë.