Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka vizituar Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ku është takuar me drejtorin e AKI-së, Driton Gashi, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Sipas komunikatës, Haradinaj ka premtuar mbështetjen e Qeverisë në mënyrë që t’iu ofrohet siguri qytetarëve.
“Kryeministri Haradinaj, me këtë rast ka bashkëbiseduar me drejtorin Gashi dhe stafin e AKI-së, duke i përgëzuar dhe në të njëjtën kohë i ka ofruar mbështetjen e Qeverisë së Kosovës për punën dhe angazhimin e tyre në ofrimin e sigurisë për gjithë qytetarët dhe Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e dërguar.