Haradinaj: Opozita i fitoi zgjedhjet, po pres me padurim të bashkëpunojmë për formimin e Qeverisë

Prishtinë | 09 Shk 2025 | 20:11 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se opozita i ka fituar zgjedhjet.

Ai tha se rezultati i AAK-së është dyshifrorë e jo siç është paraqitur në Exit Pollet nga 6 deri 8%.

Ai tha se pres të bashkëpunojë me opozitën për formimin e Qeverisë.

“Ne jemi të sigurt që kemi rezultat dyshifror, këtë do ta vërtetojmë me numërimin e vendit. Ajo që po më gëzo është se opozita i ka fituar zgjedhjet dhe pres me padurim të bashkëpunojmë për formimin e Qeverisë”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka falënderuar qytetarët për qytetarinë e treguar.

Ish-kryeministri ka thënë se rezultatet e para janë se kanë arritur rezultat dyshifror. Megjithatë, Haradinaj thotë se duhet pritur edge një orë që të dihet me saktë për rezultate.

Opozita, sipas tij, i ka fituar zgjedhjet dhe pret që të punojnë për krijimin e qeverisë.

Të ngjashme