Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka vendosur lule tek varri i Otto Von Habsburgit, në Vjenë të Austrisë.
Ai ka thënë se Habsburgët kanë vendin e nderit në historinë e re të shqiptarëve.
“Habsburgët kanë vendin e nderit në historinë e re të shqiptarëve, duke u mundësuar më shumë hapësirë në rrugën drejt lirisë. Shkëlqesinë e tij, Otto Von Habsburg kisha fatin ta njihja personalisht dhe ta prisja në shtëpinë time. Për ta nderuar figurën e këtij miku të madh, sot në emrin tim dhe të popullit të Kosovës, vendosa kurorë lulesh tek varri i tij në Vjenë të Austrisë. Për shqiptarët, Otto Von Habsburg do të mbetet mik i mirë dhe kujtimi i tij do të jetojë ndër breza!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij të Facebook-ut.