Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka uruar qytetarët e besimit islam për nisjen e muajit të Ramazanit.
Ai ka uruar që paqja dhe harmonia të gjejnë vend në familjet e besimtarëve gjatë Ramazanit. “Të gjithë qytetarëve dhe bashkëkombasve të besimit islam, urime Muaji i shenjtë i Ramazanit.
Paqja dhe harmonia qoftë në familjet tuaja. Agjerim të lehtë”, ka shkruar Haradinaj. Sot, shënohet dita e parë e Ramazanit për të gjithë besimtarët kudo në botë.