Haradinaj para seancës gjyqësore: Pres vendim të drejtë nga Gjykata franceze

Prishtinë | 02 Mar 2017 | 09:26 | Nga

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pak çaste para fillimit të seancës gjyqësore tha se shpreson se autoritetet gjyqësore franceze do të marrin vendimin e drejtë.

Ai tha se një vendim i drejtë do të ishte refuzimi i kërkesës për ekstradimin e tij në Serbi.

Haradinaj po ashtu tha se një vendim i drejtë do t’i jepte fund këtij procesi ndaj tij.

Ish-kryeministri i vendit u prit me duartrokitje nga bashkatdhetarët atje, të cilët janë duke pritur vendimin për Haradinajn para Gjykatës franceze.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme