Haradinaj pas shtyrjes së vendimit: Proces politik dhe vendim turpërues

Prishtinë | 02 Mar 2017 | 09:37 | Nga

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pas shtyrjes së vendimit nga Gjykata në Colmar të Francës ka thënë se procesi ndaj tij është më së paku ligjor.

Ai tha se ky proces ndaj tij është plotësisht politik, ndërsa vendimi turpërues.

“Gjykata i ka dhënë edhe 1 muaj shtesë autoriteteve serbe për informata shtesë. Ky është abuzim politik, kjo çfarë po ndodhë është turpëruese.

Lufta e UÇK-së është filtruar në Gjykatën e Hagës, kështu që unë kam mbetur peng politik. Të gjithë ata që janë pjesë e këtij vendimi ju them se duhet të ju vije turp. Unë do të vazhdojë të qëndrojë përsëri në Francë”, u shpreh Haradinaj para bashkatdhetarëve në Colmar të Francës.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme