Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar vdekjen e aktivistin dhe gazetarit Enver Maloku.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj shkruan se roli i tij në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, ishte i jashtëzakonshëm.
“Aktivisti dhe gazetari, Hero i Kosovës Enver Maloku ishte një nga intelektualët e parë që iu bashkua lëvizjes për liri e çlirim. Roli i tij në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, ishte i jashtëzakonshëm”, ka shkruar Haradinaj.
Tutje, ai shton se Enver Maloku do të mbetet gjithmonë i paharruar në kujtesën historike.
Përmendim se Enver Maloku la shumë në arkivin e Kosovës, për kontributin e tij në gazetari dhe politikë.
Ai në pasditen e 11 janarit 1999 u qëllua nga atentatorët, në afërsi të banesës së tij në Breg të Diellit, në sytë të familjes së tij. Nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra, ku ndërroi jetë pak minuta pasi u dërgua në Spitalin e Prishtinës.
Edhe pse tashmë kanë kaluar 22 vite, kjo vrasje makabre ende nuk është zbardhur.