Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot në 16-vjetorin e vrasjes, vëllain e tij, Enver Haradinaj.
Enveri ishte një prej luftëtarëve të dalluar të UÇK-së, e që vazhdoi pas çlirimit aktivitetin në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka thënë se shumë shqiptarë të mirë, pas luftës u vranë padrejtësisht.
“Enver vëlla, shumë shqiptarë të mirë, pas luftës u ndanë padrejtësisht nga ne.Na mungon shumë! Ramushi”, ka shkruar Haradinaj.
Enver Haradinaj u vra me 15 prill 2005, në afërsi të Pejës dhe rasti i tij nuk është zbardhur ende.
https://www.facebook.com/179643115493444/posts/2600092313448500/?d=n