Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj përmes një statusi në facebook ka ndarë momente nga takimi me degën e Aleancës në Pejë.
Ai ka theksuar se Peja e ka kuptuar saktë që Aleanca në pushtet nënkupton qeverisje serioze dhe zhvillim ekonomik. “Ideja e Fondit të Mbijetesës Ekonomike, programi i AAK-së për mbështetjen e qytetarëve dhe bizneseve po gjen përkrahje çdo ditë e më shumë!”, ka shkruar ai.