Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, priti në takim një grup studentësh nga Iowa.
Aty kryeministri u tha studentëve se Kosova gëzon një raport shumë të mirë me shtetin e Iowa-s, raporton Ekonomia Online.
“Në pozitën time ka shumë privilegje që kemi një miqësi të mirë me shtetin e Iowa-s. Dua të ju falënderoj, e di që keni bërë shumë secili këtu në këtë sallë. Mirëpres vizitën tuaj këtu. Në këtë kaluarën kam takuar njerëz të ndryshëm nga shteti juaj dhe ata kanë ardhur këtu që bëjnë punën e tyre”, tha Haradinaj.
Kryeministri gjatë takimit u përkujdes që të u tregoj studentëve për jetën e tij personale dhe politike. Ai foli edhe për kohën kur ai e kishte kaluar në Tribunalin e Hagës.
“Unë vijë nga pjesa perëndimore e Kosovës, nga Deçani. Kam shkuar në Hagë kam qenë në të njëjtin vend me armiqtë e mijë. Në atë kohë, në Hagë kam kaluar një kohë të gjatë rreth 8 vitesh. Në 2012 përfundimisht kam liruar dhe jam kthyer këtu në politikë. Nuk jam shumë një politikan standard, unë jam një njeri i cili i shtyj gjërat përpara. Mendoj që gjatë qeverisjes time kam bërë shumë punë. Kemi marrë vendime të mëdha dhe të mira për prodhuesit tanë, gjithashtu kemi bërë ligjin për ushtrinë”, tha kryeministri Haradinaj.
Dikush e pyeti kryeministrin edhe për marrëdhëniet e tij me gazetarët.
Ai tha se marrëdhëniet e tij me gazetarët nuk kishin qenë aq të mira dhe se shpesh i ofendonte ata.
“Kam filluar shumë keq me media, isha arrogant e ndonjëherë edhe i ofendoja. Por pastaj e kuptova që ata nuk janë fajtorë. Kemi transparencë të plotë me mediet. Shumica e gazetarëve punojnë shumë”, u shpreh Haradinaj, raporton EO.
E dikush pyeti se çfarë do i thoshte kryeministri botës për popullin e Kosovës nëse ajo po e dëgjonte.
Ai tha se kosovarët janë njerëz gjenerozë dhe shumë mikpritës për botën.
“Ne kosovarët jemi njerëz paqësorë dhe e vlerësojmë paqen. Mund të them se njerëz gjenerozë dhe mikpritës, jemi me botën pasi që ajo është mirëpritëse me ne. Ne jemi një komb shumë i vogël. Vlerën më të madhe që mund ta gjeni këtu është sinqeriteti”, tha Haradinaj.