Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për vizat. Ai ka kërkuar nga partitë opozitare sikurse Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje që ta përkrahin Qeverinë në një rast tjetër – sikurse taksa prej 100%.
Këto deklarata ai i bëri në fshatin Plemetin, ku kanë nisur punimet në shtrimin e rrugës “Sitnica”.
Haradinaj ka folur edhe për krijimin e projektrezolutës bashkë me projektligjin që Partinë Socialdemokrate e bën pjesë të dialogut me Serbinë.
Ai tha se asnjëra nga këto dy dokumente nuk mundet ta zhbëjë rolin e Hashim Thaçit në dialogun me Serbinë, pasi sipas tij, këtë çështje e ka të caktuar me kushtetutë.
Haradinaj u është kundërpërgjigjur kërcënimeve nga Serbia rreth formimit të ushtrisë të Kosovës.
I pyetur në lidhje me kërcënimet që po vijnë nga ana e Serbisë, për luftë, ai u shpreh i bindur se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
“Ushtrinë nuk e kemi për veri, është rrenë e kulluar. Ushtrinë e kemi për Afganistan dhe Irak për t’iu ndihmuar shteteve”, tha Haradinaj.