Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar kërkesën e Lidhjes Demokratike dhe Lëvizjes Vetëvendosje për seancë e jashtëzakonshme.
Sipas Haradinajt, dështimi nuk është definicioni që e tregon gjendjen.
“Rendi i seancave ka ndërruar, ka thirr LDK dhe VV një seancë më urgjencë e kanë parë atë në ora katër qe është kërkua të bisedohet për pa përgjegjësinë e çështjes së vizave, ndërsa për në ora pesë është seanca e radhës ku është paraparë mu votu ligjet e mbetura dhe janë dy rezoluta nga PSD dhe LDK. Ka qenë një ide edhe për një seancë në nga koalicioni qeverisës besojmë se se kishim mujt me përkrah rezolutën e PSD dhe kjo përkrahje nuk nënkupton marrëdhënie brenda qeverisëse por vetëm brenda dialogut dhe unë e përshëndes qe kryetari Ahmeti po merr përgjegjësi kaq të madhe për Kosovën. Dështimi nuk është definicioni që e tregon gjendjen, është e pa përmbyllur, pjesa e njërës palë është përmbushur, qeveria e ka kryer punën e saj tani është pjesa e punës së BE”, tha Haradinaj.
Këto komente kreu ekzekutivit i bëri pas mbledhjes së Qeverisë, ku foli edhe për taksën e vendosur për Serbinë. Ai qëndron pas vendimeve të ekzekutivit, sipas tij, Serbia po bën dëme jo vetëm Qeverisë por të gjithëve.
“Kemi parë qe ky vendim mos te mbetët ne fuqi të mbet e habitshme mos me lënë Kosovën me u konsolidua, vendimi për taksa nuk ndryshon, kemi dëgjuar edhe nga opozita, ku vendim nuk është i qeverisë por i tërë Kosovës, dëmet qe na bën Serbia nuk i bën vetëm qeverisë por të gjithëve dhe duhet me u pajtua me realitetin dhe vendimi për taksën nuk lëviz dhe e kanë gabim nëse mendon dikush se kjo do ndodh e kanë zor me heq këtë taksë, taksa nuk hiqet”, tha kreu i ekzekutivit.
“Ky vendim është ligjor, qeveria është e autorizuar nga institucionet por vendimi i marrë është kompetencë e qeverisë dhe është kushtetuesve dhe ligjore, unë nuk kam parë kundërshtime nga presidenti nuk kam marrë ndonjë qëndrim nga ai”, shtoi Haradinaj.
Haradinaj foli edhe për idenë e kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri. Ky i fundit sipas Haradinajt ka një vullnet të mirë por nuk ka fuqi vendimmarrje për asnjë komunë.
“Çdo komunë, Juniku është ndarë nga Deçani, Deçani nuk ka autorizim me marrë asnjë vendim për Junikun, nuk kanë fuqi vendimmarrje për asnjë komunë, ky është një vullnet i mirë i tyre”, tha Haradinaj.
Haradinaj e konfirmoi edhe një herë që taksa 100% ndaj Serbisë dhe Bosnjës nuk ka të bëj asgjë me liberalizimin e vizave, sipas tij këto janë dy pika krejtësisht të ndryshme nga njëra tjetra.