Kryeministri Ramush Haradinaj tha se fajtori kryesor i borxhit të Bechtel Enkas është ish-qeverisja e kaluar, e cila ka dërguar projekte në komunat e saj duke bërë që borxhi të thellohet.
“Habitna, Albin Kurti, që ai që ka shkaktuar këtë borxh është partner i juaj i interpelancës. Qeveria e vet nuk ka marrë përsipër këtë borxh. 25 minuta ju dëgjova pallavrat, dëgjoni edhe ju nëse keni durim”.
“Në vitin 2016, 111 projekte të paplanifikuara kanë shkuar nëpër komuna nga ky ministër që po na shet moral, i ka dërgu nëpër komuna të cilat kanë qenë të LDK-së. Në vitin 2017, 123 projekte kanë shku nëpër projekte që prapë i kanë vy LDK-së nëpër komuna. Arsyeja pse nuk janë paguar paret është pse LDK-ja ka dërguar para nëpër komuna të veta. Edhe unë dëshiroj me dergu projekte nëpër komunat e mia, por nuk guxoj”.
Haradinaj akuzoi ish-ministrin Zharku për manipulim me shifra të cilat ai i paraqiti para deputetëve, raporton Ekonomia Online.
“Krejt borxhi është ndërtuar nga qeveria e mëparshme, nga ministri i kaluar, gjithashtu edhe nga Avdullah Hoti, sepse nëse ai s’kish dashtë, këta nuk kishin mund m’i leju këto manipulime. Të gjitha të dhënat që u folën nga Zharku janë manipulime. Nëse është dikush fajtor për këtë borxh, atëherë ai është partneri juaj i koalicionit”.
“Qeveria Haradinaj është duke i larë borxhet të cilat i keni lanë ju. Edhe unë kam mund këto pare m’i marrë m’i dërgu nëpër komunat që i kam dhe në fund me thanë që nuk është faji im. Hera e parë që është krijuar dëmi dhe mospagesa e borxheve është në kohën e këtij ministri”, shtoi Haradinaj.