Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për ti propozuar Kuvendit të Republikës se Kosovës zgjatjen e ndarjeve buxhetore për muajin shkurt të vitit 2019 të përcaktuar me ligjin nr. 06/L-020 për Buxhetin e Republikës se Kosovës për vitin 2018-të, raporton Ekonomia Online.
Ministri i Financave, Bedri Hamza ka kërkuar që kjo pikë të aprovohet.
“Kërkojmë nga qeveria të aprovoj propozim- vendimin për zgjatjen e afatit për ndarjet buxhetore për muajin shkurt”, tha Hamza.
Kryeministri Ramush Haradinaj tha se procesi për miratimin e buxhetit është i rregullt.
“Procesi për miratim të buxhetit është i rregullt, kam pasë konsulta parlamentare, çështja është që deputetët janë në pushim dhe nuk e kemi ndërmend me ndërhy në dinamikën e Kuvendit”, tha Haradinaj.