Në një intervistë me mediumin austriak Die Presse, kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk i frikësohet Gjykatës Speciale dhe se do të udhëheqin Kosovën drejt Bashkimit Europian dhe NATO-s.
Haradinaj deklaroi se nuk është i shqetësuar për krijimin e Gjykatës Speciale, pasi siç ka thënë ai, është i shqetësuar për papunësinë dhe sundimin e ligjit në Kosovë.
“Ne nuk ia kemi pasur frikën edhe Millosheviqit në luftën e Kosovës, megjithëse ai kishte një ushtri të madhe që vrau shumë njerëz në Bosnje dhe Kroaci. Ne jemi të shqetësuar vetëm me korrupsionin, mungesën e sundimit të ligjit dhe papunësinë. Kjo na shqetëson, jo Gjykata Speciale”, tha Haradinaj.
“Në të gjithë jemi qytetarë të këtij shteti. Unë flas rregullisht me serbët e Kosovës dhe jam i bindur se do të kemi një Qeveri e cila nuk do të varet nga zëri që bllokon Kosovën. Do të udhëheqim vendin për në Bashkimin Europian dhe NATO-n, duke punuar së bashku me të gjithë qytetarët e Kosovës”, tha ai.