Haradinaj për krishtlindje viziton familje në Viti e Klinë, thotë se mikpritja e harmonia fetare janë vlerë e kombit shqiptar

Prishtinë | 25 Dhj 2023 | 15:54 | Nga Ekonomia Online


Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në ditën e Krishtlindjeve ka vizituar dy familje në qytete të ndryshme.
Ai permes një postimi në Facebook ka thënë se shqiptarët si komb janë të bekuar me vlera unike e mikpritëse.

” Sot kisha kënaqësinë që në ditën e Krishtlindjes të qëndroj në Stubëll të Vitisë, tek miku im Franklin Rama, në një ambient tejet të ngrohtë e mikpritës.

Po ashtu, në Zllakuqan të Klinës ndava momente të veçanta me familjen e Don Franë Kolaj, familje atdhetare e dëshmuar në ditët e vështira, me të cilën ndajmë miqësinë që shumë kohë.

Si komb jemi të bekuar me vlerat unike tona, si; mikpritjen, bujarinë dhe harmoninë fetare që është trashëgimi e jona e përhershme”- ka shkruar ai.

Të ngjashme