Haradinaj për Kullat e Jasharajve: Do të ndërmerret çdo veprim i nevojshëm në kohën e duhur

Prekaz | 16 Shk 2018 | 09:41 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga ministrat të kabinetit të tij, për nder të shënimit të 10-vjetorit të Pavarësisë, ka bërë homazhe në Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Haradinaj tha se sakrifica e familjes Jashari është e pakontestueshme dhe se populli i Kosovës përulet para sakrificës së kësaj familje.

Me këtë rast kreu i ekzekutivit ka uruar 10-vjetorin e Pavarësisë, raporton Ekonomia Online.

“Jemi në 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, kuptohet rrugë e gjatë deri në liri, sakrificë e mardhe. Jemi këtu në vendin e sakrificës në vendin e kthesës në Prekaz në varrezat e familjes Jashari, komandantit legjendar Adem Jashari. Përulemi me respekt, lavdi të rënëve për liri dhe urime Kosovë pavarësia 10-vjetori shqiptarëve ku do që janë”, tha Haradinaj.

Kur foli për gjendje e Kullës së Jasharajve, ai tha, se do të ndërmerret çdo veprim i nevojshëm në kohën e duhur. Sipas tij, nuk ka as një pengesë që ky vend të mos nderohet, raporton EO.

“Është nder për popullin e Kosovës, për liridashësit kudo në botë që ky vend na bën nder, të nderohet nga institucionet e vendit. Çdo veprim i nevojshëm i paraparë i nevojshëm do të ndërmerret në kohën e duhur”, u zotua kreu i ekzekutivit.

“S’ka as një pengesë që mos ta nderojmë këtë vend të nderuar dhe të shenjtë”.

 

 

Të ngjashme