Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka reaguar për çështjen e teksteve shkollore, që këtë vit ende nuk janë siguruar për nxënësit.
Haradinaj ka thënë se është detyrë e Qeverisë dhe e askujt tjetër që t’i sigurojë tekstet shkollore për nxënësit e Kosovës.
“Është detyrë e Qeverisë dhe e askujt tjetër që t’i sigurojë tekstet shkollore për nxënësit e Kosovës. Çdo justifikim për këtë dështim është qesharak. Çfarë duhet të ndodh tjetër që Kurti ta kuptojë që ai dhe qeveria e tij janë kthyer në dëm për Kosovën? Çfarë faji i kanë prindërit e nxënësit që po i poshtëron me tekste shkollore. Sikur nuk u mjaftoi poshtërimi që i’u bënë mësimdhënësve me paga. Kur është boll për Kurtin?!”, ka shkruar Haradinaj.